E Diel, 1 Nëntor 2026

DORTMUND – Arrestohet gjermano-polaku për kërcënime fizike ndaj Scholz dhe Merkel

DORTMUND, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Një shtetas gjermano-polak është arrestuar me dyshimin se do të organizonte sulme fizike ndaj personaliteteve politike gjermane, njoftoi sot prokuroria federale.

Sipas një burimi pranë hetimeve, ai kishte si synim ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel.

Individi, i identifikuar si Martin S., besohet të ketë lidhje me rrjetin e njohur si ”Reichsburger” (”Qytetarët e Rajhut”), njoftoi  një burim i informuar mbi avancimin e hetimeve.

Martin S. u arrestua dje në Dortmund  dhe  duhet të paraqitet sot  përpara një gjykatësi që do të vendosë për paraburgimin e tij, njoftoi prokuroria në një komunikatë.

Sipas të njëjtit burim, që nga qershori 2025 ai kishte bërë thirrje në darknet për të kryer sulme ndaj politikanëve, zyrtarëve publikë dhe personaliteteve të jetës publike në Gjermani.

Për këtë qëllim, ai publikoi emrat e objektivave të mundshme, shpalli “dënime me vdekje” dhe shpërndau udhëzime për ndërtimin e mjeteve shpërthyese. Ai gjithashtu kërkoi kontribute në kriptomonedhë për të dhënë një “shpërblim” në rast vrasjeje.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse ai kishte armë ose shpërthyes për të vënë në jetë kërcënimet e tij.

Në vitet e fundit, Gjermania ka shkatërruar disa rrjete të fshehta ose ekstremiste të djathta, të dyshuara për kërcënimin e institucioneve dhe udhëheqësve të vendit.

Rasti më emblematic ishte shkatërrimi në dhjetor 2022 i një grupi të akuzuar për përgatitjen e një grushti shteti dhe pjesë e rrjetit ”Reichsburger”.

Tre procese të ndryshme nisën në pranverën e vitit 2024, përfshirë atë të liderit, një aristokrati gjerman, Henri XIII i njohur si Princi Reuss, dhe ish-ushtarë elitë./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›