E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Një avion ushtarak turk rrëzohet në Gjeorgji

STAMBOLL, 11 nëntor /ATSH-DPA/- Një avion transporti ushtarak turk u rrëzua sot në Gjeorgji, pranë kufirit me Azerbajxhanin, tha sot Ministria turke e Mbrojtjes.

“Avioni C-130 ishte nisur nga Azerbajxhani drejt Turqisë me 20 persona në bord. Operacionet e shpëtimit janë angazhuar në terren”, tha ministria.

Nuk u dha asnjë informacion në lidhje me shkakun e aksidentit apo ekuipazhin.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se avioni ishte rrëzuar rreth 5 kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin.

Autoritetet po hetojnë nëse shkeljet e sigurisë së aviacionit ose rregullave operative kanë kontribuar në rrëzim.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu keqardhje për incidentin dhe tha se po bëheshin përpjekje për të arritur në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, ai zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›