DOSSIER/ Asirianët që çliruan Sarandën nën flamurin britanik!

Kompania asiriane qe mori pjese ne sulmin e Kakomese
Nga Auron Tare
Megjithëse ka kaluar një kohe relativisht e gjate dhe dëshmitaret tashme janë shume te paket, zbarkimi i trupave britanike ne gjiret e Sarandës është një teme akoma edhe sot ngjall mjaft interes tek publiku. Dëshmive te pakta qe kane mbërritur deri me sot mbi ketë sulm te rralle te forcave komando ne territorin shqiptar i vjen edhe një zbulim befasues nga arkivat britanike. Për here te pare nga këto arkiva mësojmë se pjese e rëndësishme e sulmit komando ne token shqiptare është kryer nga trupa parashutiste Asiriane dhe Kurde.
Ne fakt ne ushtrinë britanike kishte një larmi trupash ushtarake te cilat vinin nga territoret e shumta te Perandorisë. Historia e rralle e trupave asiriano-kurde qe luftuan ne malet e jugut shqiptar ne fakt është një histori e patreguar kurrë.
Asirianet një komunitet kristian ne Irakun Verior dhe Sirinë Veriore te cilët kane ruajtur gjuhen e tyre aramaike dhe ritualet fetare te periudhës se lindjes se krishterimit janë një prej popullsive me te vjetra te Mesopotamisë. Gjate luftës se dyte botërore territoret irakiane ishin nen kontrollin britanik te cilët kishin një influence shume te madhe ne ketë zone. me fillimin e Luftës se Dyte ne ushtrinë britanike u mobilizuan shume vullnetare te kolonive perandorake dhe ne këto forca u mobilizua edhe një Komani shume e veçante.

Trupat asiriane pas betejes se Spillese
Kompania Asiriane u krijua ne Habbanyia, Irak me iniciativën e britanikeve ne 6 janar te 1942 me vullnetare te skuadrës se Forcave Ajrore RAF me mision ruajtjen e rruge kalimeve strategjike ne Kaukaz. Kjo kompani ishte ne fakt ideja e Komandantit te Forcave Ajrore te Irakut zëvendës Mareshali Hugh De Crespigny, i cili mendonte se një kompani me trupa parashutiste vendase do te ishte ne gjendje te ngadalësonte përparimin e trupave gjermane ne këto territore.
Oficeret britanike filluan përgatitjet e kësaj kompanie. Mbi 1000 rekrute dolën vullnetare por pas një stërvitje speciale vetëm 200 persona u rekrutuan. Kjo kompani përbehej nga 150 asiriane dhe 50 kurde te cilët komandoheshin nga Majori Britanik Barnes. Kompania qëndroi ne territoret irakene si pjese e ushtrisë britanike deri ne shtator 1943 kur ju atashua batalionit parashutist te 11 ne Palestine. Këtu ata u trajnuan për operacione speciale natën
Ne shkurt 1944 Kompania u rikthye ne Habbaniya Irak nen komandën e një tjetër oficeri britanik. majori Guy Hudson i cili ishte specialist i luftimeve malore.
Ne shtator te 1944 gjate qëndrimit ne Palestine, një oficer i trupave asiriane ishte vrare nga milicia izraelite. te egërsuar nga ky lajm kompania asiriane filloi një masakër te vërtete kundër trupave izraelite te cilat ishin ne atë territor. Pas kësaj ngjarje te rende Kompania asiriane u dërgua ne Itali dhe kjo force ju bashkëngjit trupave komando Britanike HUNDEFORCE.
Operacioni Sugar Beach Albania
Ne 6 tetor 1944 Kompania asiriane filloi zbarkimin ne Sugar Beach një gji ranor disa kilometra ne veri te Sarandës me ane te anijeve zbarkuese.
Forcat Britanike te zbarkimit HOUNDFORCE sipas dokumenteve britanike.
1- No 2 Kommando [Britanike]
2- No 40 KOmandot e Marines Mbretërore Britanike
3- No 1 Kompania parashutiste RAF Assyrian/Kurd
4-Forca desantuese me rreze te gjate vepruese
5- Forcat e Partizaneve Shqiptare
Plani i zbarkimit ne Sarande nga komandot britanike te Operacionit HOUNDFORCE ishte kapja e qytetit. Komandot dhe partizanet do te sulmonin nga Veriu ndërsa parashutistet do te zbarkonin me anijet zbarkuese ne Jug dhe te sulmonin duke marre piken dominuese prej nga ku dukej Saranda.
Përpara zbarkimit oficeret e kompanisë bene një rekonicion te zonës se Sarandës por rëne nen zjarrin e mortajave gjermane. Oficeret pasi përgatiten trupat për zbarkim filluan lëvizjen ma 6 anije te vogla zbarkuese.
Ne mëngjesin e 9 tetorit ne orën 01 30 kompania pasi u rreshtua dhe mori një racion ekstra Rumi filloi zbarkimin. Rreshteri Hormis Youkhana shkruan
“Anija transportuese na la ne zonën e plazhit shume afër qytetit te Sarandës. Qëndruan gjithë ditën ne ketë pozicion. Ditën e dyte skuadra ime i zuri pusi dy makinave gjermane. Ditën e trete anijet transportuese na morën përsëri duke na zbarkuar ne një plazh rreth dy ore me larg pozicioneve gjermane. Prej këtu na erdhi urdhri për sulm. Kur filluam sulmin ishte ne fakt një ngjitje malore. Komandanti ynë na udhëzoi te ruheshim pasi do te na godisnin me mortaja. tek ai po fliste filluan te fishkëllenin predhat e mortajave por pa dëme. ne po avanconim shume shpejte me një shpejtësi ashtu si dhite e egra dhe ju dolëm gjermaneve shume shpejt pas shpine. Dy vete nga skuadra ime u vranë atë dite. Zbarkimi vazhdonte ne qetësi te plote. Binte një shi i vazhdueshëm i cili na ndihmonte qe te mos dukeshim nga gjermanet. Ndërkohe skuadra e 2 dhe e trete po rrethonin armikun ne një pozicion drapri. ne kete moment pame se nuk na kishin dhëne radio me vete dhe e kishim te pamundur komunikimin me skuadrat e tjera. Kjo na kushtoi shume pasi patëm shume te plagosur. Kapiteni Klark u nis vete për tek skuadrat e tjera për tu dhëne udhëzime se nga te drejtoheshin.
Ishte një situate e vështire dhe maja ishte shume e larte plor me shkëmbinj dhe gurë qe na rrokulliseshin neper këmbe.
30 minuta pas manovrës sonë një mitraloz gjerman hapi zjarr ne krahun tone te majte. Skuadra e pare ju përgjigj duke e vrare mitraljerin dhe kapur disa robër. Për ta kuptuar se sa e e vështire ishte ky sulm duhet parasysh se gjermanet kishin pasur shume kohe për te hapur fortifikata. Ata na shikoni nga sipër dhe e kishin shume lehte për te na qëlluar.
Ne orën 5 te mëngjesit skuadra e dyte sulmoi një pozicion gjerman i cili u dorëzua i gjithë tek asirianet. Skuadra kurde sulmoi një tjetër pozicion dhe pas një rezistence te shkurtër i vrau te gjithë gjermanet qe ishin atje. Pas një gjysme ore kompania e kishte arritur objektivin.