E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Nano: respublica.al po jep shpirt

Fillimisht Shekulli publikoi lajmin, sipas të cilit website-i respublica.al do të mbyllet (dhe kjo është e vërtetë). Më pas isha unë që doja të bëja një sqarim. Dhe ramë dakord që të bënim një intervistë.

Pyetje: Është e vërtetë? Do ta mbyllni respublica-n?

Përgjigje: Po, do ta mbyll.

Pyetje: Arsyet janë financiare?

Përgjigje: Kryesisht financiare. Por edhe sepse më lodhi kjo punë. Por prapë aty jemi, tek financimi: Më lodhi ngaqë skisha lekë. Po të kisha ca lekë, mund të punësoja dikë e mund të delegoja detyra.

Pyetje: Dikush thosh në Rrjet, se më çudit ky lajmi i mbylljes për arsye financiare, pasi blogu nuk ka nevojë fare për financime.

Përgjigje: Ou? Po puna është se bëhet një ngatërresë në këtë mes.

Pyetje: Çfarë?

Përgjigje: Po të ish blog, do ish ashtu si thotë ai dikushi, dmth nuk do kish nevojë për financime. Blogu bëhet kollaj. Blogu është një ditar personal i dikujt. Ose blog-jet më pretencioze, ato interaktive, duan thjesht një student që të shërbejë si moderator diskutimesh, si miratues komentesh, apo si personi që merr shkrime ku të mundë e i hedh si tia dojë qejfi në faqen e vet. Po edhe ky studenti i do nja 200-300 euro/muaj. Apo jo?

Pyetje: Ndërsa respublica?

Përgjigje: Website-i respublica.al nuk është blog. Është gazetë online. Deri para një muaji unë publikoja shkrime ekskluzive. Dhe bashkëpunëtorët e mij nuk është se janë internautë të ngeshëm e përtacë, që lumturohen po tu publikohet diku një shkrim. Përkundrazi, janë njerëz me kokëçarje, ambicje e interesa të mëdha në fusha të tjera të kulturës. Kanë emrin e tyre. Kanë veprat e tyre. Dinë të shkruajnë. Dinë të gjykojnë punët e kësaj bote. Ju mendoni se këta sduhen paguar?

Pyetje: E keni fjalën për Ardian Vehbiun, Eda Derhemin, .?

Përgjigje: Po, dhe për të tjerët që mund ti shihni të afishuar tek lista e autorëve. Janë njerëz që më kanë bërë nder me gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në këtë nismë timen. E në këmbim kanë marrë honoraret.

Pyetje: Dhe sa pará duhen saktësisht për të mbajtur një gazetë online?

Përgjigje: Varet nga gazeta që don të bësh, dhe si do ta bësh. Një gazetë online mund të bëhet dhe me dy mijë euro/muaj, por mund të bëhet dhe me 20 mijë euro/muaj.

Pyetje: Marrim si shembull gazetën konkrete respublica.al.

Përgjigje: Po ja, ju thashë. Duhen paguar honoraret e bashkëpunëtorëve. Më është dashur dhe mua një rrogë, apo jo? Qysh prej shtatorit unë kam punuar 12-14 orë në ditë, çdo ditë, edhe të shtunën, edhe të dielën. Se kam pasur hak një rrogë? Të mirë, madje?

Pyetje: I keni bërë të gjitha vetë?

Përgjigje: Absolutisht. Për të bërë këtë gazetë më është dashur të lexoj çdo ditë 15-20 gazeta e site të tjera, nga të cilat kam marrë ngacmimet për rubrikën nanonews, kam marrë shkrime për ti përkthyer, për ti komentuar, për ti paraphrase-uar, për ti kontekstualizuar, për ti sjellë në versione divulgative, etj, etj. Kështu që respublica ska si të jetë blog.

Pyetje: Ju vjen keq që do ju duhet ta mbyllni?

Përgjigje: Jo dhe aq pasi, siç ju thashë, më ka lodhur ca kjo periudhë. Por ndoshta mund ta mbaj si blog, dmth me shënime të mijat, apo me komente të lexuesve. Shkurt, pa shpenzime. Nuk e di. Është për tu parë kjo punë.

Pyetje: Pse mendoni se do ia vlente të financohej nisma juaj?

Përgjigje: Sdi çtë them. Unë vetë çmoj faktin, që në këtë website merren në mbrojtje e afirmohen vlera dhe këndvështrime liberal-progresiste. Sipas meje, respublica ka qënë dhe është e vetmja qoshe mediatike në botën shqiptare, ku vibron një shqetësim ideologjik apo doktrinor. Edhe artikujt e përkthyer janë zgjedhur me këtë logjikë. Ndërsa ju si gazetë Shekulli, tek lajmi i djeshëm mbi mbylljen e faqes, e shihnit vlerën e gazetës respublica.al tek qasja e qartë opozitare. Është dhe kjo alamet arsye, sidomos në një vend si ky i yni, ku të gjithë aktorët e faktorët me ndikim publik, madje dhe ambasadorët, intelektualët, shoqatat jo fitimprurëse, etj, etj, janë rreshtuar me pushtetin.

Pyetje: E si shpjegohet që financimin e deritashëm e ka bërë Universiteti Europian i Tiranës? Ky universitet shquhet për një frymë konservatore në veprimtaritë e politikat e veta të botimit.

Përgjigje: Nuk e di. Për këtë duhet të pyesni H. Çilin. Mund të ketë qenë një trill i tij prej mecenati. Ndoshta.

Pyetje: Nuk keni trokitur diku tjetër për pará?

Përgjigje: Si jo? Por paradoksalisht kam trokitur me idenë: do Zoti, smë ndihmojnë! Ngaqë më ka lodhur vërtet kjo punë. Por më ka bërë përshtypje diçka. Biznesmenët shqiptarë janë të terrorizuar prej pushtetit. Disa syresh do donin të më ndihmonin (ndër ta ka dhe lexues të zellshëm të site-it), por pa e nxjerrë emrin në shesh. E kuptoni? Jetojmë në një vend, ku biznesmenët vijojnë të kenë frikë nga pushteti. Kudo biznesmenët do jepnin pará me synimin që tu mbetej emri dhe tu dilte nami si financues të një gazete, a të një gjëje me rëndësi publike, ndërsa në këtë vendin tonë janë të gatshëm të të japin pará me kusht që emri i tyre të mbahet i fshehtë. Ky fakt e përkufizon regjimin e Tiranës më shumë e më mirë se sa 21 janari.

Pyetje: Është dhe periudhë krize, të cilën shumë biznese e vuajnë.

Përgjigje: Shikoni, në Shqipëri lëviz pará e madhe; edhe në fushën e medias e të marketingut politik. Ja, shikoni ata horrat e shoqatës Zgjohu. Me dhjetra mijra euro kanë gjetur (e kam lexuar në gazeta këtë fakt). Kollaj-kollaj. Dhe dihet përse i kanë përdorur.

Pyetje: Po tani çfarë do bëni?

Përgjigje: Unë do bëj atë që kam bërë gjithmonë. Do shkruaj për ndonjë gazetë, do bëj ndonjë program televiziv, e do ti kthehem regjimit të parë: do fle kur të dua, do zgjohem kur të dua, do kem kohë më shumë për të lexuar e për të shkruar për qejf.

Marrë nga Shekulli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›