E Shtunë, 31 Tetor 2026

DPA: Kujdes i vazhdueshëm përmirësimin e metodave të akreditimit

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), një institucion i rëndësishëm në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), ka patur gjithnjë në qëndër të vëmendjes përmirësimin e vazhdueshëm të metodave dhe procedurave të akreditimit. Burime nga DPA bëjnë të ditur se këtij qëllimi i kanë shërbyer edhe kurset e vazhdueshme të trajnimit të specialistëve të këtij institucioni. Në këtë kuadër, gjatë muajit prill kanë nisur kurse trajnimi, që do të vazhdojnë deri në korrik, ku do te trajtohen tema të tilla si, "Kërkesat e standardit ISO/IEC 17025:2005 dhe procedurat e Akreditimit", "Vlefshmëria e metodave analitike", "Vlerësimi i pasigurisë në matjet analitike", "Kontrolli i cilësisë  në laboratorët analitikë" etj. Objektivi i trajnimeve është njohja me kërkesat e menaxhimit dhe teknike të standardit ISO 17025:2005, njohja e procedurës së Akreditimit si dhe plotësimi i disa prej kërkesave teknike të standardit të ISO/IEC 17025:2005 në laboratorët analitikë. Këto trajnime shërbejnë për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të cilësisë në laboratore testues, si dhe për vlerësimin e metodave, pasigurisë në matje apo kontrollin e cilësisë në laboratorët analitikë. DPA ka organizuar edhe gjatë muajve shkurt-mars disa kurse të tilla trajnimi, që i shërbyen njohjes me kërkesat e menaxhimit dhe ato teknike të standardit ISO 17025:2005.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›