E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata kushtetuese rrëzoi sot pretendimet e shoqatës së hidrokarbureve për TVSH-në

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pretendimet e Shoqatës së Hidrokarbureve, lidhur me udhëzimin e Ministrisë së Financave për TVSH-në. Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Financave, bazuar në parashikimet e ligjit për TVSH-në, Gjykata vëren se Udhëzimi i Ministrit të Financave është një akt i dalë në zbatim të ligjit "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar" dhe nuk cënon lirinë e veprimtarisë ekonomike. Shoqata e Hidrokarbureve kërkoi kontrollin e kushtetutshmërisë me pretendimin se Udhëzimi, cënon parimin kushtetues të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën e pronës dhe ekonomisë së lirë të tregut, të mbrojtura nga Kushtetuta. Ministri i Financave nxori në qershor të vitit 2008 një Udhëzim mbi ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar". Ky udhëzim shtoi dy skema të veçanta për tatimin e furnizimeve: skemën e karburanteve dhe skemën e cigareve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›