E Shtunë, 31 Tetor 2026

DPA: Volker Halbauer, komandant i ardhshëm i KFOR-it

Gjenerali gjerman Volker Halbauer do të jetë komandanti i ardhshëm i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë( KFOR).

Lajmin e bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, DPA, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Halbauer do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij, gjeneralin Erhard Drews në rotacionin e planifikuar për 7 shtator.
 

KFOR-i është vendosur në Kosovë në vitin 1999 pas largimit të forcave serbe të sigurisë nga Kosova.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›