Riker vazhdon agjendën e vizitës në Shkup

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker do të vazhdojë sot axhendën e takimeve me krerët e lartë qeveritar në Shkup.
Riker sot pritet të takohet me ministrin e jashtëm Nikolla Popovski. Gjatë ditës, zyrtari i lartë amerikan pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë qeveritar dhe spektrin politik.
Riker dje ka qëndruar në Ohër në hapjen e Shkollës për lider të rinj të organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov. Pas një takimi midis Riker dhe Ivanov janë shprehur qëndrimet se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit dhe integrimit në NATO dhe BE.
Riker, i njohur si ish-ambasadori i fundit amerikan në Shkup, po qëndron në Maqedoni nga dita e dielë, ndërsa vizita e tij do të zgjas deri më 25 gusht.