E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç në KS: Nuk pranojmë pavarësi të njëanshme të Kosovës

Ka nisur seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ku diskutohet raporti i Ban Ki- Moon për Kosovën. Në seancë, e cila i nisi punimet rreth orës 16:00 janë të pranishëm kryeministrat e të dy vendeve, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Daçiç i Serbisë, ndërsa raporti tremujor për gjendjen në vend u paraqit para anëtarëve të këshillit nga sekretari i përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun.

Në fjalën e tij Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, kërkoi publikisht të mos njihet pavarësia e Kosovës, duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë e Kosovës se ka penguar zhvillimin e diskutimeve mes dy vendeve, ndërsa shtoi se në jug e veri të Kosovës popullata serbe diskriminohet e vritet.

“Nuk do të pranojmë që Kosova në mënyrë të njëanshme të shpallë Pavarësinë dhe gjithashtu nuk do ta pranojmë Pavarësinë e njëanshëm të saj.Ka kërcënime të komunitetit serb, qoftë në jug dhe veri të Kosvës. Nuk kanë tolerancë ndaj besimit tonë fetar, incidente me kishat tona. Ka heshtje të institucioneve nga ana tjetër”, tha Daçiç.

Ai tha se konfigurimi i EULEX-it dhe heqja e përgjegjësive ekzekutive të institucioneve ndërkombëtare, është anashkalim i OKB-së, pasi Këshilli i Sigurimit nuk është konsultuar për këtë
Lidhur me cështjen e Kosovës Daçiç tha se mbetet prioritet i Serbisë dhe kjo sipas tij kërkon një zgjidhje politike dhe gjithëpërfshirëse.

“Dialogu duhet të vazhdojë, por kjo nuk varet nga ne, cështjet e mbetura të pazgjedhura nuk duhet të anashkalohen. Beogradi nuk mund të qendrojë duke dhënë dhe Prishtina duke marrë. Duhet zgjidhje gjithpërfshirëse për të gjitha palët, për sa i përket statusit të Kosovës.

Edhe gjatë këtij takimi, Dacic nuk ka lënë pa përmendur cështjen e trafikut të organeve, duke akuzuar UCK-në se ka kryer trafik organesh në territorin e Kosovës në dëm të popullatës serbë.
 

Raporti i Sekretarit Ban Ki Mun u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të demonstrojnë qëndrim konstruktiv në kapërcimin e problemeve të këtilla dhe u bën thirrje ndërmjetësuesve që t`i kushtojnë kujdes më të madh dhe burime detajizimit të çështjeve të implementimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›