E Shtunë, 31 Tetor 2026

DPAC: Hetim te hollesishem ngjarjes se rende

Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil do mbroje te drejtat e pasagjereve, duke i shkuar deri ne fund hetimit ne lidhje me transferimin e destiancionit te avionit, tha dje per mediat, drejtori i Pergjithshem te Aviacioni Civil , Ervin Mazniku. Ai nenvizoi se, rasti ne fjale eshte nje ngjarje e rende per aviacionin shqiptar, ndersa tha se autoritetet sllovake po pergatisin nje raport te hollesishem per situaten, raport i cili do te mberrije shume shpejt edhe ne Shqiperi. "Me duhet te sqaroj se, ajo qe ka ndodhur mbreme me avionin dhe ekuipazhin e Kompanise "Air Slovakia", te kontraktuar nga ana e kompanise "Albanian Airlines" eshte nje rast mjaft i rende ne historine e aviacionit civil shqiptar dhe ate nderkombetar", tha Mazniku. Per te vleresuar dhe per t'ju pergjigjur sa me shpejt situates, ai tha se, u angazhuan strukturat perkatese institucionale shteterore, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Jashtme, Agjencia Kombetare e Trafikut Ajror, ambasada e Republikes se Shqiperise ne Vjene dhe ambasada jone ne Republiken Ceke, aeroporti nderkombetar i Tiranes "Nene Tereza", si dhe Ambasada e Republikes Sllovake ne Shqiperi. "Ne si DPAC kemi vendosur kontakte qe naten e kaluar me Drejtorine e Aviacionit Civil Sllovak, dhe ne baze te procedures standarde te aviacionit civil nderkombetar, Bordi Sllovak i Mbikeqyrjes se incidenteve dhe Aksidenteve, nen juridiksionin e te cilit bie incidenti, po verifikon rrethanat e incidentit si dhe ka kerkuar raport te hollesishem nga "Air Slovakia" sqaroi, drejtori i DPAC, Mazniku. "Sipas kontakteve qe kemi bere me ta, ky raport pritet te vije se shpejti", shtoi ai. Ai siguroi se, drejtoria e Aviacionit Civil Shqiptar do t'i shkoje deri ne fund hetimit te ketij incidenti te rende dhe do te perdore fuqine qe i jep ligji, per garantimin e te drejtave te pasagjereve edhe ne te ardhmen. Mazniku tha se, DPAC do te njoftoje per kete incident, organet kompetente te Komunitetit Evropian, pergjegjese per sigurine ne fluturim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›