Hazizaj: Flaket me rrezuan ne toke
"Cfare beni keshtu se na dogjet te gjalle?" Kjo ka qene britma e nje prej punetoreve ne fabriken e Gerdecit, ne momentin e renies se zjarrit. Kete fakt e ka bere te ditur dje, deshmitarja Alketa Hazizaj e cila ka paditur ne Gjykaten e Larte, ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu per plagosje te rende. Gjate deshmise se saj, ajo ka treguar se dikush bertiti "ca beni se na dogjet te gjalle". "Kam pare flaket lart dhe jemi larguar te gjithe. Asnje person nuk na kishte mesuar si te ruhej nga zjarri. Pasi jam larguar, flaket me kane rrezuar tek dera e madhe. Jam operuar dhe jam e paafte per pune. Te gjitha pagesat jane bere nga une. Nuk jemi ankuar per normen se ishim nevojtare", tregoi ajo. Deshmitarja ka bere te ditur se ne fabrike ka punuar ne periudhen qershor 2007, se bashku me vjehrrin Ahmet Hazizaj dhe kunatin Taulant Hazizaj, pa kontrate pune. "Ne merreshim me hapjen e arkave, te cilat kishin brenda dy kanace me fisheke. Une merresha me pastrimin e letrave dhe me transportin e fishekeve, proces pune i cili na u mesua nga pergjegjesi. Ne janar te vitit 2008, kam filluar prape pune me te njejtin grup, per demontimin e predhave. Predhat ishin te medha dhe te vogla. Demontimi kryhej me leva dhe pinca. Nuk di gje nese kishte makineri apo jo. Diten e dyte te punes jam demtuar se me ra predha ne kembe, pas dy ditesh jam rikthyer serish ne pune. Shpenzimet e mjekimit jane paguar te gjitha nga une. Pas demontimit, barutin e conim me karroce ne magazine. Diten qe ndodhi ngjarja, kam qene ne pjesen e jashtme duke lidhur thaset me barutit", tha Hazizaj.