E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Humba bashkeshortin dhe m'u dogjen femijet"

Drita Cani ka rrefyer se, si pasoje e shperthimit te fabrikes se Gerdecit, ka humbur bashkeshortin e saj dhe i ishin djegur dy femijet. "Dy dite perpara se te ndodhte ngjarja, bashkeshortit i ra predha 50 kg ne kembe. Ndersa nje dite perpara kam qene duke punuar me burrin, nxirrnim shufrat e barutit, kur me ra ne syrin e majte. Kam shkuar ne spitalin e Vores dhe jam mjekuar. Te nesermen ne vendin tim ka shkuar vajza ime, Tixhe Cani. Diten e ngjarjes kam qene ne banese, kam pare flaken e zjarrit dhe jam drejtuar per ne fabrike qe te digjesha dhe une me familjen. Bashkeshorti Hysen Cani m'u vra, vajza Hatixhe dhe djali Jetmir m'u dogjen. Edhe sot e kesaj dite jane te djegur dhe po mjekohen", tregoi ajo. Gruaja rreth te 40-tave, ka treguar se ne fabrike kishte filluar pune me 15 qershor te vitit 2007 deri ne shtator. "Jam marre me hapjen e arkave te fishekeve me bashkeshortin tim Hysen Cani dhe djalin Jetmir Cani 15 vjec. Normen e punes e rrisnin cdo dite", ka treguar ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›