E Martë, 3 Nëntor 2026

DPSHTRR pezullon trupën e inspektorëve të kolaudimit të automjeteve në Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor pezulloi trupën e inspektorëve të kolaudimit të automjeteve në Fier.

Sipas DPSHTRR-së, në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Fier u pezulluan 6 persona nga detyra ndërsa është masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës për një tjetër person.

Këto masa u morën pas indicieve, pamjeve filmike dhe verifikimit paraprak.

DPSHTRR informoi se një hetim administrativ i brendshëm vijon për konkluzionet përfundimtare, ndërsa shërbimi do të vijojë me zëvendësim.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bëhen palë në shkeljen e ligjit, të mos tentojnë korruptimin, rryshfetin sepse do të kallëzohen njëkohësisht me personelin që abuzon me detyrën. Përgjegjësia sa vjen e rritet për të eliminuar dhe goditur fenomenet negative si edhe për të larguar nga institucioni ynë, përmes kontrolleve e sistemeve digjitale dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha organet ligjzbatuese, të gjithë elementet që nuk e meritojnë të jenë punonjës të shërbimeve të transportit rrugor”, bën të ditur DPSHTRR.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›