E Martë, 3 Nëntor 2026

Rastet e diskriminimit- Referimet në zyrën e Komisionerit në Korçë

Diskriminimi për shkaqe të ndryshme është një fenomen i pranishëm në shoqërinë tonë dhe gjatë këtij viti, është rritur numri i rasteve referuar Komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi. Specialistja Etleva Tare bën me dije se janë mbi 20 raste të referuara gjatë këtij viti, kryesisht për diskriminim sa i takon punësimit, strehimit, aftësisë së kufizuar dhe arsimimit.

“Nëse marrim rastet më shqetësuese që ne kemi pasur ka qenë  rasti i një individi që është hequr nga puna nga një institucion për shkak të bindjeve politike. Rastin e personave me aftësi të kufizuara që kanë pasur pretendim dhe për diskriminim për postën e Korçës ku atyre për çdo shërbim i mbahej një tarifë dhe përfitimi i bursës se fëmijëve të familjeve në nevojë”, tha specialistja Etleva Tare.

Në zyrën e komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi mund të depozitojnë ankesa të gjithë personat që ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë mbështetje apo zgjidhje për një problematikë të mundshme që mund të kenë dhe garantimin e dinjitetit njerëzor në mënyrë të barabartë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›