50 vjetori i fjalimit te Martin Luther King
Endrra e barazisë në botë. 50 vjet më parë fjalët e shqiptuara nga Martin Luter King, hapnin dyert e shpresave për breza të tërë. Fjalë të cilave pritet që presidenti amerikan Obama tu bëjë homazh për të kujtuar marshimin historik për punësim dhe liri në Uashington. Aktivisti për të drejtat e njeriut mbetet një model force dhe rezistence, në një vend ku diskriminimi racial bën pjesë në të kaluarën por mbeten ende aktuale ndryshimet e thella ekonomike mes komuniteteve.
Për këtë arsye pritet që presidenti Obama ti kujtojë vendit të tij e sidomos më të rinjve se ëndrra vazhdon.