E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçic: Ndarja e Kosovës nga Serbia zgjidhja e vetme

BEOGRAD- Zëvendësshefi i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçic deklaroi se nuk është reale që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe se ndarja është zgjidhje e problemit të statusit.

Daçic ka deklaruar për mediat vendase se raportet ndërkombëtare janë të tilla, që Kosova nuk është e mundur të mbetet pjesë e Serbisë.

Ai i bëri thirrje palëve që kritikojnë ndarjen, që të nxjerrin propozimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështje.“Është rëndë të pritet që të gjendet ndonjë politikan serb që flet për njohjen e Kosovës, sepse qëllimi i shtetit është që ta ruajë atë. Jam i sigurt se edhe qytetarët e Serbisë e dinë se ndarja e Kosovës është zgjidhje reale dhe këtë duhet ta thotë edhe qeveria në Prishtinë”,- theksoi Daçic.

“Ky është realitet për të cilin duhet flasë edhe qeveria në Prishtinë, e cila nuk do të flasë për këtë meqë e konsideron të zgjidhur çështjen e Kosovës”,- ka sqaruar Daçic, i cili është është edhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.

Ai ka thënë se për çështjen e Kosovës nuk ka biseduar asnjeherë më Boris Tadic, kreun e Partisë Demokratike, me të cilin partia e tij është në koalicion.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›