E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic: Serbët të ndarë për ndarjen e Kosovës

BEOGRAD- Ndarjen e Kosovës e përkrahin 90 për qind e serbëve në veri të lumit Ibër, ka deklaruar i ashtuquajturi ministër i Serbisë për Kosovën Goran Bogdanovic.
"Si ministër nuk kam të drejtë të paraqes qëndrimet personale, por e di se 90 për qind e serbëve në veri të Ibrit janë për ndarje, e po kaq janë kundër ndarjes në jug të Ibrit. Ky është realitetit aktual serb në Kosovë”,- ka thënë Bogdanovic për mediat vendase.

Ai konsideron se kompromisi është zgjidhje por se nuk është për ndarje. "Ndarja nuk do jetë kurrsesi temë e bisedimeve që po zhvillohen me Kosovën. Qeveria për këtë nuk ka biseduar kurrë. Personalisht jam për çdo zgjidhje që sjell kompromis, e kjo do të thotë që secili të heqë dorë nga diçka”, ka deklaruar Bogdanovic.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›