E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçic: Presheva eBujanoci kurrë s’kanë qenë pjesë e Kosovës

MEDVEGJË– Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçic, deklaroi dje në Medvegjë se Serbia duhet të ruajë këtë pjesë të vet jugore, ku problem kryesor është jostabiliteti ekonomik.

“Po deshëm të ruajmë Serbinë, duhet të ruajmë jugun e Serbisë. Duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë ekonomikisht këtë krahinë të Serbisë”, është shprehur ai. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të paraqiten për punë në Ministrinë e Punës të Serbisë dhe është shprehur se “policia duhet të jetë edhe e tyre”.

Daçic ne lidhje me deklaratat e kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafës mbi bashkimin e tri komunave në jug të Serbisë me Kosovën, ka thënë se disa politikanë nga jugu i Serbisë “edhe para idesë për kufizim me Kosovën, flisnin se këto tri komuna janë Kosova Lindore. Këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë pjesë e Krahinës autonome të Kosovës”, është shprehur Daçic.

Ndërkohë sa i përket ceshtjes se çfarë do të ndodhë me komandantët e stacioneve policore në veri të Kosovës që kanë refuzuar të marrin detyrat e reja, Daçic ka thënë se bëhet fjalë “për dëshirën e përhershme të Prishtinës të sundojë dhe ka interesat e e veta t’i bartë edhe në veri të Kosovës. Mendoj se kjo është e pamundur. Ose është e mundur vetëm me forcë, dhe kjo është gjendja reale në terren”, ka thënë Daçic.

Ai ka shtuar se “Nuk ishte reale as kur shqiptarët në Kosovë refuzonin gjitha hallkat e sovranitetit të Serbisë, kështu është edhe tani puna me serbët në veri”. Sipas fjalëve të Daçiqit, Serbia ka detyrimin të kujdeset për serbët dhe qytetarët e tjerë që mund të ndodhen në shënjestër, situatë për të cilën shumë shpesh është biseduar me EULEX-in.
(e.m/koha/BakanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›