E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Kriminelët nuk mund t’i shpëtojnë drejtësisë

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përshëndetur arrestimin e të akuzuarit për krime kundër njerëzimit në Bosnjë, Ratko Mlladic.

“Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladic është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij”,- është shprehur Jahjaga.

Sipas presidentes ky akt “dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelët asnjëherë nuk mund t’i ikin dorës së drejtësisë”.

“Dërgimi i Mlladic në Hagë do të mundësojë që të shpjegohet ideologjia që nxitit luftërat në ish-Jugosllavi, duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve. Ky rast do të shërbejë për nxitje, që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara”,- përfundon deklarata e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›