Emërohen anëtarët e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës
Nga Express më 26 maj 2011 në ora 18:30
Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka emëruar anëtaret e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
Anëtarë të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës janë Zejnullah Gruda, drejtor i Institutit, Pajazit Nushi, këshilltar i lartë shkencor, Ismet Salihu, këshilltar i lartë shkencor, Fejaz Dranqolli, këshilltar i lartë shkencor, Uliks Emra, ushtrues detyre i Sekretarit shkencor, Baki Svirca, bashkëpunëtor profesional, Abedin Selimaj, bashkëpunëtor dhe Ilir Ulaj, arkivist.