E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Marrëveshjet sjellin normalizim. Seriozitet për zgjedhjet në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Daçiç, është shprehur gjatë takimit me disa ambasadorë në Beograd se marrëveshjet me Kosovën mbi Energjinë dhe Telekomunikacionin janë shumë të rëndësishme për normalizimin dhe ndërtimin e besimit midis qytetarëve në Kosovë.

Ai tha se duhet punë serioze në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se është e rëndësishme që të gjitha palët të respektojnë detyrimet që paraqesin marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sipas Daçiç, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›