E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish atentat në Tiranë, 1 grua vritet gabimisht, plagoset 'objektivi' i autorit

TIRANË- Atentat me pistoletë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vdes shtetasja Majlinda Hoxha, plagoset rëndë shtetasi Elidon Fusha rreth 30-vjec. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë më kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, në një pikë loto sporti pranë farmacisë greke.

Gazetari Spartak Koka konfirmon se viktima është gruaja e pronarit të loto sportit, ndërkohë që objektiv nga të dhënat paraprake të policisë mësohet të ketë qënë Elidon Fusha.

Mësohet se i riu po qëndronte bashkë me dy persona të tjerë, kur është qëlluar papritur me 6 plumba nga një person i paidentifikuar, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, në drejtim të stadiumit Dinamo.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak me një autoambulancë që ndodhej rastësisht pranë zonën ku ndodhi plagosja. Bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendje e tij është kritike për jetën. Ndërkohë, që shtetasja Majlinda Hoxha e cila kishte marrë 3 plumba ka mbetur e vdekur në vend.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë për zbardhjen e krimit të dytë, i cili shënohet në kryeqytet brenda pak ditësh. Dy shoqëruesi të cilët ishin bashkë me të riun në tavolinë do japin dëshminë rreth ngjarjes në polici. 

Eksploziv makinës së emigrantit, shënjestra u lirua me amnisti nga burgu. 
Një automjet është shpërthyer me eksploziv në dalje të Laprakës pasditen e së dielës, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar e dashura, motra dhe djali e kësaj të fundit, një femijë, vetëm 2 vjeç. 

Personi i gjymtuar në atentat me eksploziv në makinë është 43-vjeçari Petrit Marku, me origjinë nga Mirdita, banues prej shumë vitesh në Belgjikë. Ai kishte rifituar lirinë, duke dalë nga Burgu i Shën Kollit, në Lezhë, vetëm para një viti, pasi kishte kryer 17 vjet burg për një vrasje të kryer në Tiranë, në vitin 1999.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›