E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Askush nuk është me Serbinë

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se e marta është “dita D” për Serbinë dhe se deri në këtë ditë Beogradi duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo atë që i është ofruar në Bruksel.

"Ashton na ka thënë se më nuk ka negociata. Presionet kanë qenë të pa para. Në një moment ajo më tha: 'Askush tjetër nuk është me ju, nuk keni nga t’ia mbani”, ka thënë Daçiq për gazetë "Alo".

“Pra, bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës dhe ne kemi mbetur të vetëm për të luftuar. Në këtë moment nuk mund të them se cila do të jetë përgjigja jonë, sepse kreu shtetëror do të konsultohet sërish për këtë", ka thënë Daçiq./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›