Daçiq: Këtë muaj, rifillojnë bisedimet me Prishtinën

Kryeministri serb Ivica Daçiq tha sot së në gjysmën e dytë të muajit maj, pritet të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel të kryeministrave.
Në një konferencë të organizuar me rastin e ditës së Evropës, Daçiq shprehu optimizmin se këtë javë do të përfundojë plani i implementimit për Marrëveshjen e Brukselit. Daçiq tha së është i sigurtë se Këshilli i BE-së do t'i caktojë Serbisë datën për fillimin e negociatave.
“Beogradin më 1 qershor do të duhej të vizitonte kryetari i BE-së, Herman Van Rompej askush nuk do të vie nëse nuk ka lajme të mira”, shtoi Daçiq./Indeksonline/