Kosovarët kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro për viza

Foto:Berat Murina
Gjatë tri viteve të fundit mbi 217 mijë kosovarë, kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro për pagesa për viza në ambasadat të ndryshme. Vendi që më së shumti shqiptarët kanë aplikuar për viza është Zvicra, ndërsa kërkesat më të pakta për viza janë bërë në Ambasadën e Norvegjisë. Këto të dhëna u publikuan sot nga një studim i bërë nga Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politika.
Kosova është vendi i vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimorë ndaj të cilit BE-ja aplikon regjim të vizave. Përkundër kësaj, kosovarët shpenzojnë më së shumti për para për të aplikuar për viza. Vetëm në tri vitet e fundi mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza thotë Agron Demi drejtor nga Instituti GAP.
“Për tri vite 2010-2012, mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza. Vetëm kosto direkete për tri vitet është mbi 9 milionë euro. Kur kësaj i shtohet edhe kostoja tjetër prej mbi 5 milionë euro që shkon për përgatitje të dokumenteve, atëherë del se kosovarë kanë shpenzuar mbi 15 milion euro për viza”, theksoi ai.
Ndërsa Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucional duhet ët angazhohen më shumë në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, që dalin nga Komisioni Evropian.
“Reformat që duhet të nisën në kuptim të luftimit të korrupsionit dhe vendosjes së dhe përgatitjes së bazës së mirë ligjore, natyrisht që duhet të bëjë qeveri. Natyrisht që ka edhe institucione tjera që ndihmojnë në këtë proces për dera kryesore është qeveria e Kosovës”, theksoi ai
Në shkurt të këtij viti Komision Evropian i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një raport për liberalizim të vizave ku në te ndër të tjerat është vlerësuar se Kosova ka bërë disa përparime por njëherësh evidentohen edhe shumë ngecje të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave./Indeksonline/