E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni parlamentar diskuton skandalet e AKI-së

Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka mbyllur dyert për media. Kjo pasi, tek ky organ i parlamentit kosovar do të diskutoi për skandalet në shërbimin sekret të Kosovës. Për këto çështje është duke raportuar, Inspektori i përgjigjshim i AKI-së Agron Selimaj.

Indeksonline merr vesh se, Selimaj është duke raportuar në Komisionin parlamentarë për përfshirjen e një zyrtari të Agjencisë në një grabitje, për shkarkimin e zëvendës drejtorit të AKI-së, si dhe për shkarkimin e Shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në Gjilan, i cili dyshohet se është përfshirë në një vepër penale. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›