E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe një pikëkalim tjetër kufitar midis Kosovës e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se nga te premtja, më 10 maj, kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë do të mund të kalohet legalisht përmes pikës së përbashkët Shishtavec- Krushevë, në komunën e Dragashit.

Të premtën do të bëhet inaugurimi solemn i kësaj pike dhe në ceremoni pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Flamur Noka dhe drejtorët e kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ceremonia do të fillojë në ora 11:00, në këtë pikëkalim kufitar, që gjendet në Dragash në drejtim të rrugës për në fshatin Restelicë, thuhet në njoftimin e MPB të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›