E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për kontrollin e duhanit do të përfundojë në Kushtetuesen

Ligji për kontrollin e duhanit do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i zhgënjyer me vendimin që ka marrë presidentja e vendit për dekretimin e Ligjit, ka thënë se do t’i drejtohet Kushtetueses për interpretim, transmeton KTV.

Duke përsëritur se nuk janë kundër ligjit dhe ndalimit të konsumimit 100%, Gërxhaliu ka thënë se neni 9 pika 2, diskriminon bizneset. Ndërsa, më të shqetësuar janë shitësit e duhanit, të cilët thonë se do të mbeten pa punë. Qemajli Duriqi, thotë se mban familjen 12 anëtarëshe me këtë biznes, edhe pse ka edhe 5 anëtarë në gjendje për të punuar, porse janë të papunë.

Ai thotë se po i pëson mosmarrëveshjet e qeveritarëve me kompanitë e mëdha. Presidentja e Kosovës të premten e ka dekretuar Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon 100% konsumimin në objekte të mbyllura./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›