E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Vendimi historik, Serbia nuk është e pakënaqur

Vendimi i shefeve të vendeve anëtare të BE që Serbisë t’i hapen negociatat për anëtarësim në BE më së voni në janar të vitit 2014, është mirëpritur me entuziazëm nga partitë në pushtet e në opozitë, dhe opinioni demokratik serb me konstatimin se Serbia duhet ti përmbush detyrimet e veta deri në fund.

Përjashtim bënë Partia Demokratike e Vojisllav Koshtunicës e cila ka organizuar protestë në Beograd kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. E kundër janë edhe qarqet nacional-klerikaliste serbe me orientim antievropian.

Kryeministri Ivica Daçiq ka deklaruar, pas mbledhjes solemne të Qeverisë në Krushevc për nder të Vidovdanit, vendlindje e Car Llazarit, se vendimi i Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave përafruese është përfundimtar dhe historik por Serbia me këtë nuk është e pakënaqur, transmeton RTK.

”Nuk jemi të pakënaqur për shkak të faktit që negociatat fillojnë në janar por gjithsesi kjo është ditë historike. Ne nuk jemi tepër të kënaqur me këtë afat sepse konsiderojmë se kjo ka mundur të jetë më herët, e jo në mbledhjen e dhjetorit, por me kërkesë të Gjermanisë kjo është definuar kështu”, ka cekur Daçiq dhe ka shtuar se “megjithatë kjo është ditë historike për Serbinë, sepse sot kanë nisur zyrtarisht negociatat”.

Ai ka rikujtuar se ka paralajmëruar vendimin për shkak se kryetari i Këshillit të Evropës Herman van Rompej e ka thirrur me telefon për ta njohur me propozimin. “Ai vendim është ndryshuar në të mirë, dhe është e sigurt se negociatat janë hapur, nga ana tjetër nuk ka kurfarë kushte shtesë dhe nuk ka kohë kaluese, respektivisht mbledhje të reja të Këshillit të Evropës kushtuar çështjeve nëse Serbia do ti hap negociatat a jo, prandaj vendimi është definitiv” ka cekur Daçiq.

Edhe spesidenti serb Tomisllav Nikoliq ka vlerësuar se vendimi për hapjene negociatave paraqet sinjal se në Bashkimin Evropian jemi të dëshiruar dhe të barabartë dhe ka shtuar se tash detyrë e Qeverisë është që t’i kthehet ekonomisë, bujqësisë, zhvillimit të energjetikës, të shikojmë në lindje, perëndim, veri, jug- ka thënë presidenti serb.

Ai ka vu në dukje se negociatat me BE-në do të zgjasin, dhe se u pa se ekziston një shtet (e ka fjalën për Gjermaninë) i cili akoma na pengon nga pak, por edhe kjo nuk është e përjetshme. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›