E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy organizata nga Kosova marrin Shpërblimin e Fondacionit ERSTE

Projekti "Rrjeti i Qendrave për Mësim Nxënie dhe Ndërmjetësuesit Shkollor" nga Balkan Sunflowers Kosova dhe Projekti "Regjistrimi Civil dhe Përfshirja Sociale e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve" nga Organizata Programi për te Drejtat Civile ne Kosovë morën çmime nderi në edicionin e katërt të Çmimit Fondacionit ERSTE për Integrim Social 2013. Ndërsa ne Mesin e projekteve finaliste nga Kosova ishte edhe projekti: 'Rritja e mobilizimit qytetar' nga Organizata Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).

Në një ceremoni të mbajtur në Vjenë u bënë të ditur fituesit e shpërblimit të Fondacioni ERSTE për Integrim Social 2013. 35 organizata të cilat me pasion dhe përkushtim përpjekjet e tyre i dedikuan në projektet që të sjellin integrimin e grupeve të margjinalizuara sociale në 13 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia, Hungaria, Kosova ,Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia). Paratë e çmimeve në shumë të përgjithshme prej 616,000 € do të shpërndahen në mesin e të gjithë fituesve. Çmimin e parë prej (€ 40,000) e fitoi organizata "Njerëzit e vegjël Rumania" nga Rumania, për projektin "Unë nuk kam frikë!".

Dy organizata nga Kosova fituan shpërblimet në vlerë prej 16.000 € secila, si dhe këshillim për marrëdhënie me publikun brenda një periudhe dy-vjeçare, si dhe regjistrimi në Akademinë e OJQ-ve të Fondacionit ERSTE. Gjatë dy vjetëve të ardhshme, këto dy OJQ do të marrin pjesë në një sërë trajnimesh dhe seminaresh që synojnë rritjen e kapaciteteve të tyre, së bashku me të gjithë 136 finalistët nga rajoni i EQL./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›