Daçiq do t’i afrohet botës islame

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë për mediat serbe se vendi i tij, duhet të dërgojë lobues në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e veçanërisht në shtetet e mëdha islamike.
Njohja nga Pakistani e ka frikësuar atë. Këtë shqetësim e ka shfaqur hapur.
Gjithashtu, sipas mediave serbe, kryeministri serb ka deklaruar se duhet urgjent të dërgohen emisarë në vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën, veçanërisht në vendet islamike.
Daçiq e ka përmendur njohjen e fundit të Kosovës nga Pakistani, ndërsa ka shtuar se nëse këtë e bën edhe Egjipti, Serbia mund të ketë pasoja të mëdha.
Sipas tij, përfaqësuesit e Serbisë, për dallim nga ata të Kosovës, mendojnë se është e mjaftueshme vetëm të paraqiten dhe të sqarojnë zhvillimet rreth Kosovës./Indeksonline/