E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një ministër pakistanez

Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit ka arritur në nëntë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial.

Sulmuesi ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, derisa po përfundonte tubimi i Partisë Kombëtare në pushtet. Në shënjestër ishte ministri i lartë në qeverinë provinciale, Bashir Bilour, i cili është plagosur për vdekje gjatë këtij sulmi vetëvrasës.

Zyrtarët thanë se 17 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore, transmeton Alsat-M.

Talibanët e Pakistanit e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Një zëdhënës lokal taliban tha se ky grup militant e ka krijuar një ekip special të sulmuesve vetëvrasës me bombë për t’i marrë në shënjestër personalitetet “sekulare dhe anti-islamike”, përfshirë edhe politikanët./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›