Daçiq nuk pret vështirësi në zbatimin Marrëveshjes

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk pret vështirësi të mëdha në zbatimin planit të Marrëveshjes deri më 27 qershor, deri kur është paraparë, në disa faza, zbatimi i Marrëveshjes.
"Deri më 27, përkatësisht deri më 28 qershor, janë paraparë disa hapa, para së gjithash në definimin e planeve dhe të zgjidhjeve ligjore që duhet ndryshuar për implementim të Marrëveshjes. Nuk pres shumë vështirësi për implementim deri më atëherë”, ka thënë Daçiq, njoftojnë me de serbe.
Daçiq ka thënë se është i sigurt se Zyra për Kosovën dhe drejtori i saj Aleksandar Vulin do të zbatojnë vendimet e Qeverisë./Indeksonline/