Industria serbe e armatimit

Derisa papunësia në Serbi është e madhe, me mbi 25 për qind, një sektor ka shtuar numrin e punëtorëve çdo vit: industria e armëve.
E dëmtuar rëndë gjatë luftërave të viteve 1990, industria e armëve në Serbi i numëron eksportet e saj në rreth 300 milionë dollarë çdo vit, raporton REL.
Fabrika e armëve "Zastava", e rindërtuar në vitin 2005, është një prodhues që është përfituar nga kjo situatë, duke eksportuar armë në më shumë se 40 vende të botës./Indeksonline/