Qeveria miraton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes

Me shumicë votash, dhe pa ndonjë debat Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe planit të zbatimit për këtë.
Nga ana e tij, Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka theksuar se pas nënshkrimit të planit të zbatimit nga të dyja palët, është parapartë që kjo të ratifikohet nga të dyja shtetet./Indeksonline/