E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankesat e mbrojtjes, vendimi në fundjavë

Avokati i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut, Arianit Koci, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, ankesa ndaj vendimit të gjykatës për caktim të masës së arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj klientit të tij, është përcjellë të kolegji i gjykatës.

“Ankesa duhet të përkthehet dhe më se largu deri kah fundjava duhet të shqyrtohet dhe të merret një vendim”, ka deklaruar Koci.

Avokati Koci edhe njëherë ka thënë se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm dhe prokurori nuk ka fakte për dyshimet e ngritura./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›