Tre të arrestuar për falsifikim parash

Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, punëtori i një pompe të derivateve ka raportuar se nga një e dyshuar femër shqiptare ka pranuar një monedhë prej 200 € , e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se paratë i kishte marrë nga dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët janë arrestuar pastaj nga njësitet policore.
Si njofton rajkonipress, bankënota false është konfiskuar si provë materiale, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/