Daçiqi me mëndet e viteve të ‘ 90-ta
.jpg)
Kryetari i partisë Rajonet e Bashkuara, ministri i sapo shkarkuar i Financave në Serbi, Mlagjan Dinkiq ka thënë se kryeministri Ivica Daçiq është duke jetuar sikur ende të jemi në vitet e 90-ta.
Kryeministri aktual serb, Daçiq gjatë viteve të 90-ta ka qenë zëdhënës i presidentit të atëhershëm të ish- Jugoslavisë, Slobodan Milosheviq.
“Unë mendoj që atij (Daçiqit) fare nuk i interesojnë reformat dhe modernizimi i Serbisë, por vetëm pushteti” ka thënë Dinkiq gjatë një interviste për numrin e ri të revistës, NIN.
Ai më tej ka thënë se për reforma është e domosdoshme përkrahja politike, a me Daçiqin, për të cilin thotë se e vetmja gjë më rëndësi është që të mbijetojë si kryeministër nga sot deri nesër, thjesht nuk mund të marrësh përkrahje për gjëra që nuk janë popullore.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq para pak ditësh e ka shkarkuar Mlagjan Dinkiqin nga qeveria duke e larguar kështu edhe partinë e tij nga koalicioni qeveritar./Indeksonline/