E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe boshnjakët vdesin në luftë kundër Assadit

Pas lajmit të paradokohshëm se, mes kryengritësve të vrarë në Siri ishin edhe dy meshkuj nga Rashka (Serbi), mediat në BeH njoftojnë se kundër regjimit të Al-assad po luftojnë edhe vullnetarët nga ky shtet, dhe atë për një grup të afërt me Al-Qaeda’n.

Në konfliktin në Siri kundër regjimit të Bashar Al-Assad po luftojnë (ose luftuan) edhe 52 shtetas boshnjakë, kryesisht si pjesëtarë të Frontit Al-Nousra, të cilin SHBA’të e cilësojnë si organizatë terroriste e lidhur me rrjetin Al-Qaeda, njoftoi mbrëmë televizioni i Federatës së BeH (FTV), sipas të cilit këto informacione janë konfirmuar edhe nga agjencitë policore.

Sipas burimeve të FTV, bëhet këtu fjalë për pjesëtarë të lëvizjes salafiste, 32 prej të cilëve tashmë janë kthyer në BeH, ndërkohë që në Siri ende ndodhen 20 të tjerë.

Shtetasi i BeH, Muaz Sabic, është vrarë gjatë luftimeve, njësoj sikurse edhe dy luftëtarët, Medi dhe Bera (Eldar) Kundakovic, nga Rashka (Sanxhaku), përderisa dy të tjerë anë plagosur.

Në lagjen Puhovac, të Zenicës, jetojnë familjarët e Muaz Sabic, të cilët thonë se e dinin që ai po shkonte në Siri, dhe se shkuarja e tij atje ishte organizuar nga fshati Gornja Maoca, që njihet si qendër e salafizmit në BeH.

Sipas FTV, nëna e tij, Nura Sabic, pohon se i biri dëshironte të binte si shehit (luftëtar i shenjtë).

Muaz Sabic në ndërkohë është varrosur në Siri, dhe familja e tij pohon se nuk do të kërkojë kthimin e kufomës së tij.

Sipas informacioneve të FTV, në Siri janë plagosur edhe shtetasit Enver Lilic dhe Bajro Ikanovic – i cili në vitin 2007 ishte dënuar me katër vjet burg, për shkak të përgatitjes së një sulmi terrorist në BeH.

Në mesin e atyre në luftojnë anën e kryengritësve sirianë është edhe Senad Hasanovic (nga Hadzici), i cili në të njëjtin proces gjyqësor me Bajramovic, ishte dënuar me gjashtë muaj burg, për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve dhe materialit shpërthyes.

Edhe pse Fonti Al-Nuosra veten e prezanton si pjesë e opozitës legjitime të Sirisë, në fakt, sipas zyrtarëve amerikanë, këtu kemi të bëjmë me “një përpjekje të Al-Qada’s për të rrëmbyer luftën e popullatës siriane për qëllime të saj kriminale".

Sipas të dhënave të inteligjencës në BeH, shtetasit e këtij vendi, të cilët në Siri hyn nëpërmjet kufirit turko-sirian, janë pikërisht pjesëtarë të këtij grupi./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›