E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria do të kërkojë sqarime nga Ambasada e SHBA për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin “Trepça”, në veri të Mitrovicës,

Qeveria e Kosovës do të kërkojë të hënën sqarim nga Ambasada Amerikane. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila i ka thënë KTV-së, se për këtë duhet edhe një konfirmim zyrtar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. KTV-ja ka provuar gjatë ditës të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, mirëpo përmes sms-it, ai ka thënë se nuk ka mundësi të përgjigjet, për arsye se është jashtë Prishtinës.

Ndërsa, i pyetur nëse Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni për këtë marrëveshje, apo nëse çështja e Trepçës është ngritur në bisedimet ndërmjet Thaçit e Daçiqit, Kuçi ka sugjeruar që përgjigja të merret nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari - Lila. Kjo e fundit nuk ka qenë shumë e sigurt nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›