Milosevski viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milosevski do ta vizitoi të hënën Prishtinën, ku do takohet me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës.
“Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milosovski do ta vizitojë Prishtinën, nesër, të hënën më 15 mars”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së së Kosovës, lëshuar të dielën.
“Përpos me homologun e tij Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, Ministri Milosovski, gjatë vizitës së tij një ditore do të takohet edhe me krerë të lartë shtetërorë të Kosovës, përkatësisht me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin”, vazhdon komunikata.
Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë vjen në një kohë kur Prishtina dhe Shkupi po përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.