E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Kryeministrin, më tha Isa në takim

Partia e tij në zgjedhjet e kaluara nuk mundi të futet në Kuvendin e Kosovës, pasi që nuk e kaloi pragun zgjedhorë. Por tash, kreu i LDD-së, Nexhat Daci mund të futet në Kuvend, nëpërmjet AAK-së. Megjithëkëtë, edhe pse ka bërë koalicion parazgjedhorë me partinë e Ramush Haradinajt, Daci thotë se nuk ka biseduar me AAK-në për renditjen e tij në listën e votimit për zgjedhjet e ardhshme.

“Me AAK, nuk kemi biseduar se ku do renditem unë në listat  zgjedhore. Për këtë do të vendos partneri i koalicionit”, ka thënë Daci, për emision Rubikon.

Ndërkaq, lideri i LDD-së, ka treguar edhe arsyet, që sipas tij, nuk kanë mundur të merren vesh me Isa Mustafen për një bashkim, ose koalicion parazgjedhorë.

“Në takim e tetorit me LDK, Isa ma patë përmendur kryeministrin. Kjo për mua ishte e pa sinqertë. Hiset mundë të ndahen në rrugëtim e sipër gjatë koalicionit, jo të vihen kushte e barriera në fillim. LDK çdo herë ka thënë për ne “le të vinë, le të vinë, por asnjëherë nuk kanë pasur ofertë serioze. Ne nuk kemi vija të kuqe për të bashkëpunuar me asnjë parti”, tha Daci. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›