E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Ne Kosove ka filluar te zbatohet plani 6 pikesh

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci, ka kritikuar dje Qeverine kosovare per paaftesi te menaxhimit me shtetin duke kerkuar qe te qartesohen kompetencat e misionit te EULEX-it, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore. Ai tha se pavaresisht se ky vit pati nje fillim te mbare me shpalljen e Pavaresise se Kosoves dhe miratimin e kushtetutes, perfundimi i tij po shkon me nje paqartesi te ushtrimit te kompetencave mes autoriteteve nderkombetare dhe institucioneve ne Kosove. Sipas kryetarit te LDD, ka mungese autoriteti ne territorin e vendit dhe ne kete menyre i hapet rruga zbatimit te planit 6 pikesh te Ban Ki-Mun.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›