E Diel, 1 Nëntor 2026

Java kulturore

Gjate javes qe vjen, do te organizohen disa aktivitete, nje pjese e te cilave renditet me poshte:

Art-Kulture:

22-26 Dhjetor:

Baleti "Coppelia", e ashtuquajtura "Vajza me sy prej smeraldi", nje libret nga Arthur Saint-Léon eshte Charles Nüitter arkivist dhe dramaturg me eksperience, me muzike piktoreske te kompozitorit Léo Delibes, do te shfaqet ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit. Nje histori shkeputur nga tregimi "Der Sandmann" i E. T. A. Hoffmann (1776 - 1822), shkrimtar romantik dhe kompozitor gjerman, trajton konfliktet idealiste dhe realizmit, artit dhe jetes. Franz eshte joshur te zgjedhe mes gruas perfekte, kukulles Kopelia dhe gruas natyrale Svanilda.

23 Dhjetor:

Kori "Pax Day", kremton 15-vjetorin e krijimit te tij ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku 22 kengetare do te interpretojne nje repertor te gjere per mbremjen e krishtelindjeve, nen dirigjimin e mjeshtres Suzana Turku.

30 Dhjetor:

"Nje ballo ne opera", titullohet shfaqja qe mbyll sezonin e premierave ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit, e cila do te shfaqet edhe ne kuader te kremtimit te 55-vjetorit te TOB-it.

22 Dhjetor:

Koncerti klasik "Atelier", qe pritet te zhvillohet ne sallen e Akademise se Arteve te Bukura, ne Tirane, ka si protagoniste studentet e Fakultetit te Muzikes ne bashkepunim me Universitetin e Muzikes ne Graz (Austri).

Kinemate e Tiranes:

Millenium:

Filmi "Four Christmas", nen regji te Seth Gordon dhe skenar te Matt Allen dhe Caleb Wilson, do te shfaqet ne prag festash ne kinema Millenium. Filmi, ku interpretojne aktoret Vince Vaughn, Reese Witherspoon, Robert Duvall, etj, trajton historine e nje cift qe vendos te kaloje Krishtlindjet shume larg familjes dhe shoqerise. Pasi marrin vesh se fluturimet jane anulluar, detyrohen te kthehen ne shtepi dhe te rikujtojne momentet me te keqija qe kane kaluar.

Imperial

Salla Nr.1:

Filmi aksion "Nightmaster", me regji te Mark Joffe, dhe skenar te Michael MC Gennan, ku interpretojne aktoret Nicole Kidman, Tom Jennings, Vince Martin etj. trajton skena perleshjesh te disa studenteve te karratese me "ninja" pas vrasjes se njerit prej tyre nga profesori i karatese.

Salla Nr. 2:

Komedia "Harold e Kumar" vazhdon me filmin e 2 "Escape from Guantanamo", me regji te Jon Hureitz dhe Hayden Schlossberg. Protagonistet e ngjarjes akuzohen per sulm terrorist ne avionin e nisur per Amsterdam, vendi ku Harold do takonte te dashuren e tij te re. Kapricoja e tyre per te ndezur nje aparat te vogel droge terrorizon pasagjeret dhe dy shoket perfundojne ne qelite e frikshme te Guatanamos (Kuba).

Galerite ne kryeqytet:

23 Dhjetor:

Celet edicioni XV-te i Ekspozites Nderkombetare te Arteve Pamore "Onufri" ne Galerine Kombetare te Arteve, qe do te qendroje hapur deri me 2 shkurt 2009. Kurator i ekspozites per kete vit do te jete italiani Riccardo Caldura, personalitet i njohur dhe Docent i Fenomenologjise per artet bashkekohore ne Akademine e Arteve te Bukura te Venecias. Aktualisht ai zoteron dhe postin e drejtorit ne "Galerine Contemporanea", ne qytetin e Venecias.

Ne Galerine "Mezuraj Muze", piktori Artur Muharremi ka ekspozuar punimet e tij me titull "Kompozime", ku mendimi i tij filozofik misherohet ne pikturat ne vaj, ne kanavace, vaj ne akrelik, tempera dhe teknikes se perzier, te cilat trajtojne tema te ndryshme si klounada, metafizik, koha, realizmit, manekiniada, portrete etj.

Ne Galerine "Didart" vazhdon cikli "Nje autor, nje veper" me nje ekspozite me vepra te fondit, ku marrin pjese 12 piktore me punime kryesisht peisazhe, portrete, natyre e qete, te punuara ne tekniken e vajit mbi kanavace.

Ne Galerine "Zenit" eshte hapur ekspozita "Tablote e fundit", ku piktori Artan Shabani ekspozon ciklin e tij "Homos Ballkanikus", ne teknikat e vajit ne kanavace, si dhe vepra te tjera nga artistet Arben Bajo, Ali Oseku, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›