Opozita kosovare kerkon qartesim te kompetencave te EULEX
Opozita kerkon qartesimin e kompetencave mes EULEX, UNMIK dhe te institucioneve te Kosoves. Drejtuesit e partive opozitare kritikojne institucionet e vendit per mungese vizioni ne shtrirjen e autoritetit te tyre ne tere territorin e vendit. Nderkaq, kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, gjate nje vizite ne Mitrovice, ka drejtuar kritika ne drejtim te institucioneve per mos angazhim ne zbatimin e kushtetutes se vendit, qe te vendoset rendi dhe ligji edhe ne veri te Kosoves. Pritja se zhvillimet pozitive do te ndodhin me ndihmen e te tjereve, per kreun e AAK-se, Ramush Haradinaj, nuk jane asgje me shume se nje mashtrim qe qeveria ia sherben popullit.