E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Topit: Dua Nobel per Kadarene

TIRANË - Presidenti i Republikes se Shqiperise, Prof. Dr. Bamir Topi, i ka derguar nje leter Akademise se Cmimit Nobel, ne perkrahje te kandidatures se shkrimtarit te madh, Ismail Kadare per marrjen e Cmimit Nobel ne Letersi per vitin 2009. Zyra e shtypit prane kryetarit te shtetit tha se "Presidenti Topi propozon zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, per cmimin Nobel ne letersi per vitin 2009". Mesohet se ky hap erdhi pas nje sere konsultimesh me Akademine e Shkencave shqiptare, me rrethe te ndryshme intelektualesh, botuesish, kritikesh letrare dhe personalitete te spikatur te artit e te kultures shqiptare dhe te huaj. "Kjo ndermarrje nga ana e kryetarit te shtetit behet ne te mire te njohjes se metejshme dhe rritjes anembane botes se imazhit te Shqiperise, kombit shqiptar dhe vlerave te tij te rralla artistike, kulturore dhe letrare, te cilat frymezuan shkrimtarin Ismail Kadare", - shpjegoi zyra per shtyp e Presidentit.

Derguar Akademise se Cmimit Nobel

Letra e plote e Topit

"Kam privilegjin dhe kenaqesine e vecante qe, ne emer te Shqiperise dhe popullit shqiptar, t'i drejtohem Akademise suaj te nderuar duke ju propozuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, per cmimin Nobel ne letersi per vitin 2009. Kete akt po e ndermarr, sepse vepra e Ismail Kadarese eshte monumentale per nga vlera artistike, si dhe mbart e percjell mesazhe humaniste e universale ndaj gjithe njerezimit.

Shqiptaret vuajten njeren prej diktaturave me te egra qe njerezimi ka njohur ne shekullin e 20-te, ku izolimi total ishte nje nga tiparet dalluese te saj. Ne kete sistem te mbyllur, shkrimtari i madh Ismail Kadare shkroi nje letersi me fryme evropiane, te lire dhe emancipuese per artin e kulturen shqiptare, kur kjo ishte gjeja me e veshtire ne nje shtet komunist te bunkerizuar.

Si per shume shkrimtare te medhenj, nuk kane munguar insinuatat e pabazuara. Shteti yne demokratik e njeh mire kete shkrimtar, i cili ka nje integritet te larte moral. Ështe ky shtet demokratik, i cili menjehere pas rrezimit te komunizmit, i dha Kadarese titullin me te larte moral "Nderi i Kombit".

Ndryshimet demokratike ne vendin tone, ndertimi i demokracise dhe integrimi ne Evrope, zene fill edhe te vepra e Ismail Kadarese, i cili mbeshteti me kuraje lirine kunder tiranise, humanizmin kunder dhunes. Vepra dhe zeri i Kadarese jane padyshim, pasuria me e madhe intelektuale, artistike e morale ne boten shqiptare, dhe perbejne gjithashtu vlera te cmuara te trashegimise shpirterore e kulturore boterore.

Per gjithcka qe perfaqeson Ismail Kadare dhe vepra e tij, jam i mendimit se meriton te nderohet me cmimin e larte Nobel prej Akademise suaj".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›