E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Vetëm Prishtina, mund të diskutojë për ligjet

“Për aspektet që lidhen me juridiksionin dhe zhvillimet e rendit kushtetues në Kosovë mandat për të biseduar ka vetëm Prishtina zyrtare”, theksoi ai.

 “Për bisedat që kanë të bëjnë me funksionalitetin e misionit të EULEX-it në veri, Kosova është në dijeni, ndërsa për aspekte të tjera që lidhen me vetë rendin dhe ligjin, me aspektet e funksionimit të juridiksionit të Kosovës në veri, vetëm Prishtina është e mandatuar ose ka të drejtë për të biseduar dhe për të arritur marrëveshje”, ka theksuar Haradinaj.

Lideri i AAK-së i bëri këto komente duke iu përgjigjur interesimit të medias pas një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›