E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa peng i strukturave te vjetra te LDK-se

Zgjedhja e Isa Mustafes ne krye te Lidhjes Demokratike te Kosoves per Uke Rugoven djalin e presidentit te ndjere Ibrahim Rugova nuk paraqet ndonje argument te fuqishem se ne kete parti kane filluar reformat e brendshme.
Perkundrazi ai e sheh Mustafen si peng te strukturave te vjetra te LDK-se te cilat nuk do ta lene ate qe te levize dhe ti tregoje vlerat e veta.

Ne nje interviste per Kohen Ditore Rugova shprehet haptas i zhgenjyer me ndryshimin e sjelljeve te Mustafes pas marrjes se timonit te LDK-se e vecmas me oferten perjashtuese qe i ka bere.

Ai thote se asnjehere nuk e ka paramenduar veten jashte trungut te LDK-se ashtu sikur nuk ka besuar se kjo parti nje dite do tia mbyllte dyert.

Koalicionin me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves Uka e sheh vetem si zgjidhje momentale por nuk e mohon se kjo parti eshte treguar shume bujare jo vetem me te por edhe me te gjithe ekipin e tij.

Nderkohe ai nuk pajtohet me zerat ne AAK qe e perdorin fjalen kurre sa here qe permendet mundesia e lidhjes se nje koalicioni parazgjedhur me Partine Demokratike te Kosoves.

Per Uke Rugoven skenari me i deshirueshem do te ishte sikur koalicioni AAK-Lista Ibrahim Rugova ti fitonte zgjedhjet dhe tia ofronte mundesine LDK-se per te bashkeqeverisur. Por nuk sheh asgje te keqe edhe sikur LDK-ja te mbetet ne opozite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›