Dacic: Mund të humbim gjithçka në Kosovë
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daciç, ka thënë se është e nevojshme që të të zgjidhet kontesti mes Serbisë dhe Kosovës.
“Demarkacioni i ri është i domosdoshëm sepse kështu në një mënyrë do të vlenin interesat nacionale serbe në Kosovë. Sot jemi në situatën kur mund të humbim gjithçka”, ka thënë Daciç në një intervistë për “Politika”.
Ai thotë se për këtë ide nuk ka biseduar anëtarët e koalicionit qeverisës, kështu që nuk e di nëse janë pro ose kundër kësaj.
“Përndryshe, realisht nuk do të fitojmë asgjë. Nuk e di nëse njerëzit po e kuptojnë atë çfarë flas, e vetmja gjë që mund të fitojmë pastaj është që katër komunat në veri të kenë një lloj autonomie brenda Kosovës” ka theksuar Daçiç.
Dacic thotë se ka qenë taktikë e kryeministrit Hashim Thaçi që të heq barrikadat, që serbët pastaj të përleshen me EULEX-in dhe KFOR-in.