E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Prania e Tadiçit në samit "enigmë"

Një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb Boris Tadiç ka shkaktuar zemërim në Serbi.

Ata u takuan në samitin rajonal në Dubrovnik të Kroacisë.

Në herët, ish presidenti serb ka refuzuar të takojë zyrtarët e larët të Kosovës, si edhe të marrë pjesë në takimet rajonale ku kosovarët kanë qenë, gjithashtu të pranishëm.

I mandatuari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se prania e Tadiçit në samit është një "enigmë", dhe e pyeti ish liderin serb që të qartësojë politikat e tij tani që ai që është një zyrtar i opozitës.

Mediat e kanë cilësuar historik xhestin e duarshtrëngimit, por vetë Tadiç ka refuzuar ta quajë të tillë. Kryeministri Thaçi nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me takimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›